Alegri rikthehet me “dorë të hekurt”

Futboll

Alegri rikthehet me “dorë të hekurt”

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:07
Alegri rikthehet me “dorë të hekurt”

Juvja do të nisë sezonin e ri në transfertën përballë Udinezes në javën e parë të Serisë A.

Ky do të jetë një rikthim dhe për Alegrin që kur u largua nga stoli i juventinëve në vitin 2018. Por trajneri nga Livorno është bërë menjëherë protagonist dhe i ka surprizuar të gjithë me zgjedhjen e formacionit.

Kristiano Ronaldo do ta nisë nga stoli takimit, duke i dhënë një mesazh të qartë portugezit për sezonin që e pret. Kjo mund të sjellë dhe një largim përfundimtar të Ronaldos i cili është mësuar të bëjë rolin e protagonistit. Në stol do ta nisë dhe kampioni i Europës me Italinë Xhorxho Kielini i cili është parë si zgjedhje e dytë para De Ligtit.

Alegri ka zgjedhur formacionin startues 4-3-3, me Shjeznin në portë, Bonuçi, De Ligt, Danilo e Aleks Sandro në mbrojtje, Kuadrado, Bentakur dhe Ramsej në mesfushë ndërsa treshja Morata, Dibala dhe Bernardeski plotësojnë sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat