Isufi: Na mungoi fati

Futboll

Isufi: Na mungoi fati

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 19:33
Isufi: Na mungoi fati

Skuadra e Ballkanitt e filloi këtë edicionin 2021/22 në takimin përballë Dukagjinit, me të cilën barazoi me rezultat 2:2.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është shprehur se ekipit të tij i ka munguar fati në ndeshjen e parë të Superligës kundër Dukagjinit.

“Të them të drejtën, e kemi pritur të ketë vështirësi, pasi ndeshjet e para gjithmonë dinë të jenë befasuese. Pësuam dy gola nga dy gabime dhe ky është epilogu i ndeshjes.

Ndërtuam lojë, krijuam raste dhe patëm iniciativë por na mungoi përqendrimi në golat e pranuar.

Jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe angazhimin. Na mungoi fati, por edhe Dukagjini pati një ekip shumë cilësorë”, ka thënë Isufi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat