Zorc: Ishte një periudhë pesëvjeçare që rrallë është parë

Futboll

Zorc: Ishte një periudhë pesëvjeçare që rrallë është parë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:58
Zorc: Ishte një periudhë pesëvjeçare që rrallë është parë

Michael Zorc, drejtori Sportiv i Borussias së Dortmundit, do të largohet në fund të sezonit për t’ia lënë vendin Sebastian Kehlit, ish-futbollistit verdhezi, tashmë në moshën 41-vjeçare, i tërhequr gjashtë vite më parë nga futbolli. Zorc, prej 22 vitesh drejtues te Dortmundi, ka meritë të padiskutueshme në ngritjen e klubit verdhezi në nivelet më të larta, falë një filozofie që bazohet në besimin te lojtarët e rinj dhe shitja e tyre me shifra të larta.

Në një prononcim të fundit për mediet gjermane, Zorc, i pyetur se cili ka qenë transferimi më i mirë që ka kryer, shpjegoi se ishte trajneri Jurgen Klopp.

“Sepse ai krijoi një epokë me ne që ishte dhe mbetet unike dhe e vështirë për t’u përsëritur. Ishte një periudhë pesëvjeçare që rrallë është parë në të gjithë historinë e Borussias së Dortmund, madje as për 100 vjet”, – deklaroi Zorc.

Nën drejtimin e Jurgen Kloppit, aktualisht trajneri i Liverpoolit, Borussia e Dortmundit theu hegjemoninë e Bayernit, duke fituar dy tituj radhazi të Bundesligës në vitet 2011 dhe 2012 si dhe arriti deri në finale e Championsit në vitin 2013, ku u mposht 2-1 nga Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat