Celina kalon problemet shëndetësore

Futboll

Celina kalon problemet shëndetësore

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:34
Celina kalon problemet shëndetësore

Një lajm fantastik ka ardhur për Kosovën për ndeshjet e muajit shtator.

Kombëtarja e Kosovës do të ketë tri super sfida për muajin shtator ku do të përballet me Gjeorgjinë në udhëtim si dhe Greqinë e Spanjën në Prishtinë.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Kosovës dhe më të rëndësishëm që nga viti 2014, Bersant Celina është i gatshëm për lojë.

Mesfushori ofensivë pati një problem me muskulin e zemrës, derisa pas kontrolleve mjekësore ai e ka kaluar atë dhe është i gatshëm për t’i ndihmuar Dardanëve të tjerë.

Gazeta Olle ka mësuar ekskluzivisht se Celina është ftuar për ndeshjet e shtatorit dhe lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala.

“Po mund të konfirmoj se Celina do të jetë me ne në shtator”, tha fillimisht Shala për Gazetën Olle.

“Kam pasur kontakte të vazhdueshme me lojtarin dhe pas kontrolleve të detajuara ai ka kaluar problemin dhe është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës”, u shpreh Shala.

24-vjeçari është pjesë e Dardanëve që nga ndeshja e parë ndaj Haitit në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë ka qenë rregullisht pjesë e Kosovës.

Celina ka luajtur 28 ndeshje zyrtare me Kosovën, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.

Kujtojmë që Celina është pjesë e klubit francez Dijon ku edicionin e kaluar luajti në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat