Stadiumet e mbyllura për shkak të COVID-19, mësohet shifra marramendëse e humbjeve nga klubet

Futboll

Stadiumet e mbyllura për shkak të COVID-19, mësohet shifra marramendëse e humbjeve nga klubet

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:56
Stadiumet e mbyllura për shkak të COVID-19, mësohet shifra marramendëse e humbjeve nga klubet

Masa për stadiume të mbyllura për të frenuar përhapjen e Koronavirusit, të miratuar nga 5 kampionatet kryesore europiane gjatë dy sezoneve të fundit, ka privuar klubet me një shifër stratosferike, plot 2,5 miliardë euro arkëtimesh.

Ky studim u krye nga “KPMG”, nga ku që nga pranvera e 2020 ndeshjet u pezulluan deri në muajin qershor 2020 ku nisën ndeshjet e pezulluara me stadiume të mbyllura.

Kjo gjë rezultoi në një rënie të konsiderueshme të të ardhurave në një ndeshje të vetme (të ardhurat nga biletaria, sponsorave, kateringu etj). Impakti më i fortë ishte në Bundesligën gjermane, ku ka mesataren më të lartë të spektatorëve për ndeshje në stadium, 42,000, me 157 milionë euro humbje për 18 klubet, shkruan Panoramasport.al

Në Ligue 1 franceze, me një mesatare prej 23,000 spektatorësh për ndeshje, kanë humbur 48 milionë euro.

Në rang klubesh, ato që e pësuan më rëndë nga goditja ekonomike e mbylljes së stadiumeve për shkak të COVID-19, ishin dy gjigantët spanjollë, Reali i Madridit dhe Barcelona, me një humbje respektivisht 35 milionë euro dhe 39 milionë euro.

Sezoni 2020/2021 u zhvillua pjesërisht me dyer të mbyllura në 5 ligat kryesore, me një humbje totale prej më shumë se 2 miliardë eurosh.

Firma e auditimit beson se sezoni që sapo ka filluar do të ofrojë vetëm një rikuperim të pjesshëm të atyre humbjeve. Kornizat rregullatore janë shumë të ndryshme dhe ka të ngjarë të ndryshojnë sipas vendeve, me Anglinë që lejon stadiume me kapacitet të plotë, Spanja lejon vetëm 40% pjesëmarrje dhe Serie A italiane 50%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat