​Konfirmohet nga Romano, Interi arrin marrëveshje me yllin e Lazios

Futboll

​Konfirmohet nga Romano, Interi arrin marrëveshje me yllin e Lazios

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:07
Joaquin Correa

Gjiganti italian Inter ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lazios për transferimin e sulmuesit Joaquin Correa këtë verë, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Krerët e “nerazzurëve” do të paguajnë një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh për shërbimet e sulmuesit argjentinas, i cili do të transferohet si huazim me të drejtë blerjeje.

Spekulohej se skuadra angleze Everton kishte shprehur interesim serioz në 27- vjeçarin, por vendimi i këtij të fundit ishte me çdo kusht të kalojë tek Interi.

Sezonin që lamë pas, Correa ka bërë 38 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Lazios, duke regjistruar 11 gola dhe gjashtë asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat