Trepça ’89 synon rikthimin në elitë

Futboll

Trepça ’89 synon rikthimin në elitë

Nga: K.G. Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:44
Trepça ’89 synon rikthimin në elitë

Trepça ’89 nga Mitrovica synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Mitrovicasit janë përgatitur maksimalisht për sfidat në Ligën e Parë të Kosovës, me bindje se do të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve aty ku e kanë vendin. 

“Ne jemi gati!

Ekipi ynë është gati për fillimin e kampionatit 2021/22 të cilin klubi ynë do ta zhvillojë në Ligën e Parë ku synimi kryesor është rikthimi në Superligën e Kosovës.

Ne besojmë dhe me të gjitha forcat do të kthehemi aty ku e kemi vendin”, njofton KF Trepça ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat