Befason fansi i Manchester United: Ronaldo do të ishte i vdekur për mua nëse...!

Futboll

Befason fansi i Manchester United: Ronaldo do të ishte i vdekur për mua nëse...!

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:21
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po lidhet me një kalim te Manchester City.

Ronaldo është duke u përmendur si opsion për ekipin e Pep Guardolas.

Një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të Manchester United ku portugezi kaloi një periudhë të ndritshme në karrierën e tij.

Për këtë situatë ka reaguar edhe njëri ndër fansat e flaktë të “Djajve të Kuq” që punon në një radio angleze dhe ka folur për talkSPORT, Andy Goldstein.

“Do të ishta absolutisht i zëmruar nëse kjo gjë ndodhë, e di që do të shkoj ekstremisht këtu, por me të vërtetë nëse ai shkon te City mendoj se do të ishte i vdekur për mua”, tha fillimisht ai

“Nëse Ronaldo kalon te Man City, gjithçka që ai ka bërë për Man Utd do të fshihej, historia e tij te United në mendjen time do të fshihej”, shtoi ai.

“Unë kam dëgjuar Ronaldon të flasë për dashurinë e tij për Man Utd dhe se dëshiron të kthehet një ditë, kujtoj edhe lidhjen që kishte me Alex Furguson, ai nuk duhet të shkojë te City”, shtoi ai.

“Ka gjëra që nuk i bën kur je një super yll absolut dhe i idhulluar, shembullui kryesor Eric Cantona ai kurr në një milionë vjet nuk do të kishte kaluar te City”.

“Ronaldo nuk duhet ta bëjë këtë. As nuk duhet të jetë në procesin e tij të mendimit”, përfundoi Andy Goldstein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat