Nara tërheq vëmendjen

Futboll

Nara tërheq vëmendjen

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:19
Nara tërheq vëmendjen

Mauro Icardi pësoi dëmtim së fundmi dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për pak kohë Megjithatë pavarësisht se argjentinasi nuk do të luajë në ndeshjen e radhës, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr partnerja e tij, Wanda Nara.

Kjo e fundit njihet për pozat seksi, teksa nuk nguron që shpesh në rrjetet sociale të provokojë ndjekësit, duke shfaqur linjat trupore.

Pikërisht të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi, ku ka postuar foto nga përditshmëria e saj. Nara shfaqet para pasqyres, ku në plan të parë vendos gjoksin, duke marrë reagime të shumta në profilin e saj.

Ndonëse është nënë e 5 fëmijëve, Wanda Nara vazhdon të shfaqet në formë të mirë, duke treguar se kujdesi i saj për trupin është i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat