Tension gjatë takimit, Juve irritohet me CR7

Futboll

Tension gjatë takimit, Juve irritohet me CR7

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:53
Cristiano Ronaldo

Do të qëndrojë Cristiano Ronaldo te Juventusi apo do të largohet? Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e kampionit portugez, i cili dëshiron të ndryshojë ekip. Agjenti i tij Jorge Mendes është në Torino dhe takoi drejtuesit e klubit bardhezi në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje. Juve e përsëriti qëndrimin e vet të fortë: CR7 nuk mund të ikë falas, teksa ka edhe një vit kontratë.

Manchester City është destinacioni më konkret, por ende nuk i ka paraqitur ofertë zyrtare “Zonjës së Vjetër”, ndërkohë që tashmë ka një draft-marrëveshje me lojtarin. Janë planifikuar takime të reja mes palëve për të gjetur një zgjidhje.

Negociatat me klubin anglez janë në fillimet e tyre, por parashikohen të komplikuara, duke pasur parasysh kërkesën nga Juve (25 milionë euro) dhe pozicionin e Manchester City, që synon të mos paguajë kartonin e Ronaldos. Pista që e çon portugezin te PSG tani është jashtë vëmendjes.

Ndërkohë, Mino Raiola ka arritur në “Continassa”; po punohet për kthimin e Moise Kean, në rast të largimit të pesë herë fituesit të "Topit të Artë", që të mos krijohen boshllëqe në repartin e përparmë të skuadrës së Allegrit.

Samiti mes Juventusit dhe agjentit të Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, përfundoi. Sipas zërave nga kampi bardhezi, përballja e palëve ka qenë shumë e tensionuar. Drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” (i pranishëm zv.presidenti Nedved, kreu i zonës sportive Cherubini dhe CEO Arrivabene) nuk iu pëlqeu ajo që ndodhi në orët e fundit dhe theksuan se nuk do të ketë asnjë zbritje për kartonin e 36-vjeçarit. Tashmë duket qartë: Juventusi është shumë i zemëruar me lojtarin, me sjelljen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat