Pas pak ceremonia e shortit të Champions League, të gjithë sytë nga goglat

Futboll

Pas pak ceremonia e shortit të Champions League, të gjithë sytë nga goglat

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 16:56
Ilustrim

Pas pak, sakësisht në orën 18:00, në Stamboll, do hidhet shorti i Champions League. Do të zbardhen kështu 8 grupet me nga katër skuadra, të cilat do t’i japin start udhëtimit drejt trofeut më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër.

Si zakonisht, rregullat janë të thjeshta: nuk mund të përplasen në një grup skuadra nga i njëjti shtet dhe nga të njëjtat vazo.

Ndarja e vazove:
VAZO 1: Çelsi, Vijareal, Atletiko Madrid, Mançester Siti, Bajern Mynih, Inter, Lilë, Sporting Lisbonë
VAZO 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Mançester Junajtid, PSG, Liverpul, Sevilja, Borusia Dortmund
VAZO 3: Porto, Ajaks, Shakhtar Donjetck, Lajpcig, RB Salcburg, Benfika, Atalanta, Zenit
VAZO 4: Beshiktash, Dinamo Kiev, Klub Bryzh, Jang Bojz, Milan, Malmo, Volfsburg, Sherif Tiraspol

Sezoni i ri i Ligës së Kampioneve do të startojë më datë 14 shtator me ndeshjet e fazës së grupeve dhe do të përfundojë më 28 maj, në Shën Pjetërburg me finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat