E konfirmuar: Ronaldo ka vendosur përfundimisht të largohet nga Juve dhe i ka kërkuar klubit ta shesë

Futboll

E konfirmuar: Ronaldo ka vendosur përfundimisht të largohet nga Juve dhe i ka kërkuar klubit ta shesë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:07
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është rrugës për t’u larguar nga Juventusi, ndërsa në orët apo ditët në vijim do të merret vendimi nga klubi italian për mënyrën e largimit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, thotë se tashmë është e konfirmuar se superylli portugez ka vendosur përfundimisht të largohet nga Zonja e Vjetër dhe i ka kërkuar klubit ta shesë.

Agjenti i 36-vjeçarit, Jorge Mendes, është në bisedime të vazhdueshme me të dyja klubet, ndërsa Bianconerët kërkojnë ndërmjet 28-30 milionë euro për CR7, pasi njëkohësisht do të çliroheshin edhe nga paga e tij e majme.

Juventusi është në pritje të ofertës zyrtare nga Manchester City që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme (e premte) dhe pastaj dy klubet do të përpiqen të arrijnë marrëveshje.

Ronaldo e ka kërkuar largimin dhe ai nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme të bardhezinjve (kundër Empolit). /Telegrafi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat