Muçi pret debutimin në Kombëtaren A

Futboll

Muçi pret debutimin në Kombëtaren A

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:02
Muçi pret debutimin në Kombëtaren A

Ernest Muçi ishte në listën që Alban Bushi ka përpiluar për ndeshjet e shtatorit, mirëpo ndryshimet në ditët e fundit në Kombëtaren A kanë bërë që stafi i FSHF-së dhe personat përgjegjës për Kombëtaren të dërgojnë një ftesë të dytë për djaloshin e artë të Legias.

Ernest Muçi pritet që të bëjë debutimin në Kombëtaren A, teksa për tri ndeshjet ndaj Polonisë do të jetë edhe lojtari i “shtëpisë”.

Trajneri Reja ka vendosur që të ketë shërbimet e futbollistit të kampionëve në fuqi të Polonisë, teksa me shpërthimet e tij, ka merituar të jetë tashmë pjesë e organikës së kuqezinjve të drejtuar nga italiani.

Legia e Varshavës kualifikohet në grupet e Europa Ligës. Fati i ka buzëqeshur skuadrës së Ernest Muçit, që triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Slavias së Pragës, që luajti prej minutës së 3-të me 10 lojtarë.

Legia përmbysi gjithçka me anë të Emrelit që realizoi dopietë në minutat 59 dhe 70- të. Ai i la vendin Ernest Muçit në minutën e 80-të. Nga stoli e nisi edhe ish-i i Skënderbeut Olainka, i cili humbi shansin e artë në fundin e takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat