Zbulohet telefonata 'top sekret', mediat: Ja kush bisedoi me Ronaldon dhe i ndryshoi mendjen

Futboll

Zbulohet telefonata 'top sekret', mediat: Ja kush bisedoi me Ronaldon dhe i ndryshoi mendjen

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:25
Cristiano Ronaldo

Sir Alex Ferguson po luan një rol vendimtar në fatin e Cristiano Ronaldos. Ashtu si në vitin 2003, edhe sot pas 18 vitesh, Ronaldo po i beson atë që e cilëson si ‘babain’ e tij.

Deri një ditë më parë, Ronaldo ishte shumë pranë transferimit te Manchester City, por sot Ferguson e ka telefonuar dhe i ka ndryshuar mendjen Ronaldos për të kaluar në “Old Trafford”.

Tashmë Man United ka treguar se ai ka pranuar ofertën dhe ‘Djajtë e Kuq’ mund te festojnë tash.

Cristiano Ronaldo u transferua tek Manchester United në vitin 2003 teksa luajti deri në vitin 2009 për të bërë karrierë dhe famë si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Ai tashmë do të rikthehet në ‘Teatrin e Ëndrrave’ pas 12 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat