Krahasohet paga e Ronaldos me lojtarët e tjerë te Manchester United

Futboll

Krahasohet paga e Ronaldos me lojtarët e tjerë te Manchester United

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 10:50
Cristiano Ronaldo, David de Gea

Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari më i paguar i Manchester United, pas rikthimit në Old Trafford, pas më shumë se 11 vitesh.

Sipas mediave në ishull, ylli portugez do të fitojë 560 mijë euro në javë, ose 29 milionë euro në vit.

Lojtari 36-vjeçar tashmë është pajtuar me të gjitha kushtet e ofruar dhe shumë shpejtë pritet edhe prezantimi i tij në fanellën e Unitedit.

Por, ku qëndron Ronaldo me pagën e tij, për dallim nga lojtarët e tjerë të skuadrës angleze.

David de Gea është lojtari më i paguar në skuadër dhe fiton plotë 437 mijë euro në javë, i ndjekur nga pas prej Jadon Sanchos që fiton 408 mijë në javë.

Më pas është Raphal Varane, që kompletoi transferimin te United në këtë verë së bashku me anglezin dhe fiton 400 mijë euro në javë.

Pas tyre vije mesfushori Paul Pogba që fiton hiq më pak se 338 mijë euro në javë, e pas tij renditen Anthony Martial dhe Edinson Cavani me 291 mijë.

Marcus Rashford fiton 233 mijë në javë, Harry Maguire 220 mijë, Bruno Fernandes 209 mijë euro në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat