Dy shqiptarë duan t’i prishin debutimin në shtëpi

Futboll

Dy shqiptarë duan t’i prishin debutimin në shtëpi

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:32
Dy shqiptarë duan t’i prishin debutimin në shtëpi

Debutim sezonal në stadiumin “Allianz” për Juventusin, i cili, kundër Empolit të Ardian Ismajlit, shqiptarit tonë kuqezi, dëshiron të harrojë barazimin në Udine dhe lamtumirën e papritur të Cristiano Ronaldos. Pra, ka shumë motive për të triumfuar sot bardhezinjtë, në javën e dytë të sezonit të ri të Serie A.

Për ta bërë realitet këtë, Allegri “vë bast” përsëri për Paulo Dybala, i cili do të luajë në mes të një tridenti të kompletuar nga Chiesa dhe njëri midis McKennie e Kulusevski. Morata, jo në formën e tij më të mirë, do ta fillojë nga stoli.

Në stol, gjithashtu do të jetë dhe Locatelli. Braziliani Danilo duhet të veprojë para mbrojtjes.

Pranë tij, Bentancur dhe Rabiot i rikuperuar, edhe nëse konfirmimi i Bernardeschi nuk përjashtohet. Në mbrojtje përsëri De Ligt-Bonucci në qendër, me Cuadrado dhe Alex Sandro si “pistonë” krahu. Jashtë, për shkak të lëndimit, mbetet Arthur, Ramsey dhe Kaio Jorge.

Empoli, i mundur në shtëpi në debutimin e tij nga Lazio e Sarri, luan me modulin 4-3-1-2, në të cilin Bajrami do të veprojë prapa dyshes Mancuso-Cutrone. Në mesfushë Ricci, Haas dhe Bandinelli. Mbrojtja me katër persona e formuar nga Stojanovic, Ismajli, Romagnoli dhe Marchizza para Vicario.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Danilo, Rabiot; Chiesa, Dybala, McKennie.
EMPOLI (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Ismajli, Romagnoli, Marchizza; Ricci, Stulac, Bandinelli; Bajrami; Mancuso, Cutrone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat