Paguhet sa krejt lojtarët e kampionëve të Francës

Futboll

Paguhet sa krejt lojtarët e kampionëve të Francës

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:13
Paguhet sa krejt lojtarët e kampionëve të Francës

U largua prej parave që mungonin te Barcelona, i gjeti me shumicë ato në kryeqytetin francez.

Që në fillim duam t’ju tregojmë diçka të pakoncpetueshme: Leo Messi do të fitojë më shumë në vit prej pagës te parisienët sesa e gjithë skuadra e Lille, kampionia në fuqi e Ligue 1.

Për të kuptuar dallimin e stërmadh mes yllit argjentinas dhe kampionëve në fuqi francezë ju ftojmë në këtë krahasim financiar: Lojtari më i paguar i Lille është Renato Sanches, me 51.000 £ në javë, krahasuar me 675.000 £ në javë që do të marrë Messi.

Mediat kanë raportuar se ish-kapiteni i Barcelonës do të fitojë 40 milionë euro në vit, pa taksa.

Flitet se Messi ka firmosur një kontratë fillestare 2-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.

Nëse shifrat janë vërtet të sakta, 34-vjeçari do të fitojë 769 mijë euro në javë dhe potencialisht 120 milionë euro në total për tri vite. Kjo është vetëm paga për tri sezone, nuk llogariten shpërblimet e lidhura me performancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat