Ultimatum

Futboll

Ultimatum

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:25
Ultimatum

Kanë mbetur më pak se katër ditë derisa merkatoja e verës të mbyllet dhe futbolli të shpëtojë nga lëvizjet e bujshme.

Real Madridi nisi një ofertë të fundit për Mbappe të enjten (170 milionë euro fikse, plus 10 milionë bonuse), por PSG nuk i është përgjigjur.

Koha kalon dhe po i afrohet orës 24:00 të së martës së 31 gushtit, atë moment kur tregu i transferimeve do të mbyllet. Dhe Real Madridi nuk dëshiron që operacioni “Mbappé” të shtyhet më gjatë. “Le Parisien” informon se klubi i bardhë i ka lëshuar një ultimatum PSG-së në mënyrë që të pranojë ofertën për Mbapé nga sot, e shtunë, deri nesër të dielën.

Strategjia e Florentino Pérez është të shpejtojë operacionin e shkëlqyer të verës dhe të parandalojë vonesat më gjatë. Për këtë arsye, ai i ka kërkuar klubit francez të pranojë ofertën ose, nëse jo, të presë deri më 1 janar për ta mbyllur marrëveshjen falas me Mbappe, si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat