Mourinho: Ne nuk mund të flasim për Ronaldon, por...

Futboll

Mourinho: Ne nuk mund të flasim për Ronaldon, por...

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:34
Mourinho: Ne nuk mund të flasim për Ronaldon, por...

Roma kërkon “pokerin” e fitoreve në këtë gusht të angazhimeve midis Serie A “Conference League”. Skuadra e Jose Mourinhos, pas sukseseve kundër Fiorentina dhe Trabzonspor do të luajë nesër mbrëma kundër Salernitana, në mënyrë që ta përfundojë këtë fillim sezoni sa më mirë. Mourinho foli në konferencën për shtyp:

“Ndoshta Salernitana na befason dhe luan ndryshe, me një strategji tjetër. Ju kurrë nuk e dini. Castori ka përvojë dhe e njeh mirë futbollin, ai mund të gjejë një mënyrë tjetër për të luajtur. Mund të jetë një lojë ndryshe nga të tjerat. Do të jetë hera e parë që do të luajmë kundër një ekipi mbrojtës me pesë veta.

Ne do t’i luajmë të gjitha ndeshjet për t’i fituar. Duam të gjejmë zgjidhje nga pikëpamja ofensive. Ata mbrohen mirë, kanë janë lojtarë me përvojë dhe do të jetë e vështirë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje”.

Mbi lamtumirën e Ronaldos, sa humbet futbolli italian dhe sa ribalancohet gara e titullit: “Nëse Juventusi është i lumtur dhe Cristiano kthehet te Manchester United është operacion i përsosur. Ne nuk mund të flasim për Ronaldon, ai ka luajtur dhe fiton prej 20 vitesh. A ndryshon ndonjë gjë për titullin në Serie A? Është një pyetje për Inzaghi, jo për mua”.

A mund të largohet Borja Mayoral? Trajneri portugez përgjigjet: “Unë e llogaris, kemi nevojë për tre sulmues. Vetëm dy janë një rrezik për të gjithë sezonin. Ndonjëherë do të luajmë me dy sulmues, pasi kemi kaq shumë ndeshje të ngjeshura dhe me kaq shumë udhëtime. Borja është një lojtar cilësor. Sezonin e kaluar shënoi, po punon mirë dhe është një profesionist. Unë nuk do të doja që ai të largohej”.

Roma humbi Dzeko, Juve Ronaldo. A i pëlqen kampionati me merkaton e hapur? Mourinho thotë: “Nëse janë të gjitha ligat, më pëlqen, por nëse është vetëm një ose dy nuk e dua këtë merkato. E përjetova këtë në Angli, sepse nuk mund të blija, por dikush tjetër mund të merrte lojtarin tënd. Të gjithë trajnerët do të donin ta kishin skuadrën e plotë në fillim të korrikut dhe me merkaton e mbyllur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat