Renova barazon si vendas 

Futboll

Renova barazon si vendas 

Nga: K.Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:26
Renova barazon si vendas 

Futbollisti Remzi Selmani është autor i golit për Renovën, e cila si vendas barazon me rezultat 1:1 me Rabotniçkin nga Shkupi. 

Në minutën e 24-të, Selmani kaloi në epërsi skuadrën shqiptare, por nuk vonoi shumë dhe u shkaktua penallti për mysafirët pikërisht në minutën e 34-të. 

Stankovski (35’) ishte i pagabueshëm nga penalltia dhe i solli një pikë skuadrës nga Shkupi. 

Renova u mundua deri në fund por nuk ia doli që të shënojë golin e fitores. Pas javës së pestë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Renova renditet në pozitën e pestë me 8 pikë aq sa ka edhe Rabotniçki një vend më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat