VAR ia mohon fitoren Llapit

Futboll

VAR ia mohon fitoren Llapit

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2021 Në ora: 19:09
VAR ia mohon fitoren Llapit

Drita nga Gjilani dhe Llapi i Podujevës, u ndanë baras (0:0), në ndeshjen e javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës. 

VAR dy herë ka ndërhyrë në ndeshjen e sotme, për një karton të kuq dhe për një gol. 

Portieri i Llapit, Marjan Çoriç, ndërhyri jashtë 16-shit në drejtim të Ajzerit, pasi që gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq, por me shikimin e VAR-it e ktheu vendimin prapë dhe e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë portierin. 

Në minutën e 83-të, Llapi shënoi gol por anulohet pasi shikohet VAR-i. Anulohet goli i Adem Maliqit, pasi që kishte shkaktuar ndërhyrje ndaj Blakçorit.

Llapi kthehet me një pikë të madhe nga derbi në Gjilan, ndërsa kryetrajnerit Tahir Batatina realizon qëllimin, dalin të pamposhtur.
Drita u angazhua, pati raste por pa konkretizim.  

Drita renditet në vend të dytë me 4 pikë dhe Llapi është një pozitë më poshtë me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat