Batatina i pakënaqur me VAR – ankohet në referim

Futboll

Batatina i pakënaqur me VAR – ankohet në referim

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 19:38
Batatina i pakënaqur me VAR – ankohet në referim

Llapi nuk arriti të marrë fitore ndaj skuadrës së Dritës, në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Pas anulimit të golit të Maliqit, ishte trajneri Tahir Batatina ai që reagoi ashpër ndaj gjyqtarit Ibërdemaj dhe u përjashtua me të kuq.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes është shprehur i pakënaqur me anulimin e golit nga gjyqtari i ndeshjes Vigan Ibërdemaj.

“Isha shumë afër dhe ne shfrytëzuam gabimin e ekipit kundërshtarë ne morëm topin pastër dhe arritëm të shënonim.

Mendoj që nuk kishte arsyeje të anulohet goli por në këto derbi gjyqtarët duhet të janë të kujdesshëm. Kemi gjyqtarë me përvojë që të gjykojnë derbit. Nuk është dashur të anuloj golin. Kemi udhëtuar për tri pikë në këtë ndeshje por jam i kënaqur edhe me këtë pikë. Kishim mundësit tona të cilat nuk i shfrytëzuam’’, deklaroi ai.

Batatina ka qenë një nga kritikuesit më të mëdhenj të gjyqtarëve pas çdo ndeshjeve në sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat