Hysaj shënon golin e parë për Lazion, demolojnë Spezian

Futboll

Hysaj shënon golin e parë për Lazion, demolojnë Spezian

Nga: K.Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 20:31
Hysaj shënon golin e parë për Lazion, demolojnë Spezian

Shqiptari Elseid Hysaj shënoi golin e parë në fanellën e skuadrës së Lazios, duke kontribuar në fitoren e thellë. 

Lazio arkëton tre pikë të mëdha në duel me Spezia-n, duke demoluar me rezultat 6:1. 

E veçantë është se në minutën e 4-të, Verde kaloi në epërsi Spezian, por kjo nuk zgjati më shumë se një minutë kur Immobile barazon shifrat, 1:1. 

Immobile shënon edhe dy gola të tjerë në minutën e 15-të dhe të 45+2, duke kompletuar het-trikun. 

Ai huqi penalltinë në minutën e 45+1. Anderson në minutën e 47-të thellon rezultatin në 4:1. 

Nga minuta e 54-të, mysafirët mbeten me një lojtar me pak në fushë, Amian përjashtohet me karton të kuq.

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, bëri paraqitje të mirë në fanellën e Lazios, duke shënuar në minutën e 70-të për 5:1.

Në minutën e 85-të, Alberto thellon fitoren në 6:1. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit nga minuta e 81-të, duke iu gëzuar fitores së thellë të Lazios.

Pas javës së dytë në Serie A, Lazio kryeson me 6 pikë, ndërsa Spezia është në të 12-tin me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat