Avdijaj: Firma me Tiranën ishte gabim

Futboll

Avdijaj: Firma me Tiranën ishte gabim

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:18
Avdijaj

E mbani mend Albion Avdijajn që erdhi për të zëvendësuar Majkëll Ngonë një sezon pas titullit?

Tani sulmuesi që qëndroi disa muaj te Tirana dhe Vllaznia, është pjesë e Kriensit. Albion Avdijaj ka parë shumë nga bota e madhe e futbollit. Ai fitoi Kupën në Lihtenshtejn dhe Shqipëri. Lojtari flet për të kaluarën, duke pranuar se ndoshta ishte gabim firma me Tiranën.

“Vitin e fundit kam luajtur në Shqipëri. Gjysmën e parë të vitit te Tirana. Pastaj kishte kontakte me klube të ndryshme në Zvicër, por qëndrova në Shqipëri dhe luajta gjysmën e dytë të sezonit për KF Vllazninë. Njihja trajnerin e Vllaznisë, Tomas Brdariç, që nga koha ime me ekipin e dytë në Volfsburg dhe doja ta mbyllja sezonin jashtë vendit. Para Shqipërisë isha në Hungari me Debrecenin dhe pastaj në Danimarkë te Viborgu.

Nënshkrova një kontratë trevjeçare atje në vitin 2019. Sapo mbërrita atje, u dëmtova. Qëndrova jashtë për dy muaj. Jetoja në një qytet të vogël në veri të Danimarkës. Binte shi gjatë gjithë kohës. Unë thjesht rrija ulur në banesën time dhe nuk ishte një fillim pozitiv. Pas dëmtimit erdhi Korona dhe kampionati u anulua.

Prisha kontratën dhe fluturova për në shtëpi në Zvicër. Më pas firmosa me Tiranën në verën e vitit 2020. Ishte vendimi i duhur? Në retrospektivë, ndoshta jo, por jam i lumtur që jam këtu tani, në Zvicër, me familjen time, miqtë e mi dhe në SC Kriens. Ndoshta tani e vlerësoj më shumë sepse e di si është kur nuk i ke të gjitha këto këtu”, mbylli Avdijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat