Klubi emilian do të përfitojë 600 mijë euro

Futboll

Klubi emilian do të përfitojë 600 mijë euro

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:29
Klubi emilian do të përfitojë 600 mijë euro

Timoue Bakayoko ka zhvilluar vizitat mjekësore sot për Milan-in dhe aventura e tij e dytë me kuqezinjtë do të fillojë zyrtarisht nesër pas firmës në kontratë.

Mesfushori ka qenë mëngjesin e sotëm rreht orës 9 në klinikën “La Madonnina” të Milanos për vizitat mjekësore. Firma në kontratën dyvjeçare do të hidhet nesër në Casa Milan.

Mbrëmjen sotme, Bakayoko do të jetë në tribunë në San Siro për të ndjekur sfidën e kuqezinjve kundër Cagliari-t.

Ndërkohë, Milan ka realizuar edhe një goditje për të ardhmen: është marrë nga Parma sulmuesi i krahut Chaka Traore, i datëlindjes 2004.

Siç ka bërë të ditur Parmalive, klubi emilian do të përfitojë 600 mijë euro plus bonuse dhe një përqindje në rastin e një shitjeje në të ardhmen.

Në prillin e vitit 2021, trajneri i verdhebluve në atë kohë, D’Aversa, e ka hedhur në fushë pikërisht kundër Milan-it, duke e bërë edhe lojtarin e parë të lindur në 2004-ën që ka luajtur në Serinë A.

Ashtu si Bakayoko, edhe Traore pritet të nënshkruajë të hënën kontratën e tij me kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat