Momenti kur Baloteli godet shokun e skuadrës

Futboll

Momenti kur Baloteli godet shokun e skuadrës

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 09:54
Mario Balotelli

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Me moshën shumica e njerëzve piqen, por sulmuesin italian që tani luan në Turqi e kanë tradhtuar sërish nervat.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen e fundit që Adana Demirspor barazoi në shtëpi me Konyaspor të Endri Çekiçit, Sokol Cikalleshit dhe Zymer Bytyqit.

Ezeh u aktivizua në minutën e 57-të në vend të Balotelli dhe sulmuesi italian është kapur nga kamerat duke shfryrë në stolin e rezervave.

Pasi përplas diçka në tokë, ai godet edhe shokun e skuadrës që ndodhet pranë tij. Lojtari tjetër i Adana Demirspor nuk reagoi, duke bërë që të mos niste ndonjë sherr në ato momente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat