​Rooney këshillon Solskjaerin: Ja ku duhet të luajë Ronaldo

Futboll

​Rooney këshillon Solskjaerin: Ja ku duhet të luajë Ronaldo

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:19
Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney

Ish-sulmuesi i Manchester United Wayne Rooney e ka këshilluar trajnerin e Manchester United Ole Gunnar Solskjaer në lidhje me pozitën se ku duhet ta aktivizojë Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez u rikthye në “Old Trafford” pasi u largua nga Juventusi një javë pas fillimit të sezonit të ri në Serie-A.

Ish-sulmuesi anglez ka thënë se Ronaldo duhet të luajë në rolin e sulmuesit kryesor për “Djajtë e Kuq”.

"Ku duhet të luajë Ronaldo? Si sulmues," u tha gazetarëve Rooney, i cili tani menaxhon Derby Countyn.

"Ai është një sulmues dhe nëntë lojtarët e tjerë ndoshta do të duhet të bëjnë pak më shumë punë.”

"Kur keni dikë si Cristiano, ju doni që ai të jetë i freskët në fushë. Ai ende dëshiron të jetë më i miri dhe jam i sigurt se ai do të ketë një ndikim të madh tek ata këtë sezon. Për lojtarët e rinj si Mason Greenëood, Marcus Rashford dhe Scott McTominay, të kenë Cristianon aty është një ndihmë e madhe për ta."

Ronaldo është ofrimi i fundit i profilit të lartë në United pasi ata sollën anësorin Jadon Sancho dhe qendërmbrojtësin Raphael Varane, dhe Rooney tha se presioni tani është mbi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për të filluar me fitimin e trofeve të mëdhenj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat