Situata e Mbappes, eksperti i transferimeve: Mund të ndodhin gjëra që askush nuk e priste

Futboll

Situata e Mbappes, eksperti i transferimeve: Mund të ndodhin gjëra që askush nuk e priste

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:23
Kylian Mbappe

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se gjëra të ‘çmendura’ do ndodhin në orët e ardhshme për të ardhmen e Kylian Mbappe.

Francezi shkëlqeu dje me fitoren ndaj Reims me dy golësh, derisa PSG ende nuk ka refuzuar ose pranuar ofertën e Realit.

Romano për Marca, ka thënë se gjëra të ‘çmendura’ do ndodhin.

“Gjëra të çmendura janë duke ardhur. Mund të ndodhin gjëra që askush nuk e priste”, tha ai.

Ndërkohë, Marca, raporton se dy klubet janë në negociata dhe Reali mund të rris ofertën në 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat