Camavinga afër të kompletojë kalimin te Real Madrid

Futboll

Camavinga afër të kompletojë kalimin te Real Madrid

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 23:57
Eduardo Camavinga.

Real Madrid ka bërë kthesë të papritur, duke provuar transferimin e talentit të Rennes, Eduardo Camavinga.

Francezi e do largimin nga Rennes këtë edicion dhe më herët ishte në negociata me PSG-në dhe Manchester Unitedin

Sidoqoftë, Reali ka befasuar të gjithë duke qenë në negociata të avancuara me lojtarin dhe marrëveshja mund të kompletohet brenda disa orëve.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Real Madrid është në negociata të avancuara me Rennes, derisa ka edhe ofertë zyrtare në tavolinë për Rennes.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do arrihet kjo marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat