Cavani i afrohet Barcelonës

Futboll

Cavani i afrohet Barcelonës

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:30
Cavani i afrohet Barcelonës

Edinson Cavani raportohet se i është ofruar klubit të Barcelonës si opsion për repartin e sulmit, pasi trajneri i këtyre të fundit, Ronald Koeman po “peshkon” për një sulmues qendre.

Lajmin e bën të ditur prestigjozja “Mundo Deportivo.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë në Manchester mbërriti Cristiano Ronaldo, dhe debati për numrin “7” që momentalisht e mban Cavani nuk vonoi. A është pikërisht CR7 shkaku i lindjes së dëshirës së uruguajanit për t’u larguar nga “Old Traford”? Ende nuk ka një raportim të tillë.

Drejtuesit e gjiganti spanjoll janë duke shqyrtuar mundësinë e huazimi të sulmuesit, megjithatë problem mbetet paga e lartë e futbollistit.

Skuadra nga Katalonja ka transferuar Memphis Depayn dhe Sergio Agueron si sulmues këtë edicon, megjithatë ky i fundit menjëherë është lënduar dhe do të mungojë për disa javë.

Mbetet të shihet nëse Barca do të arrij të nënshkruajë me ndonjë sulmues para se merkato  të mbyllet sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat