Barcelona do të përpiqet të gjejë një sulmues

Futboll

Barcelona do të përpiqet të gjejë një sulmues

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:55
Barcelona do të përpiqet të gjejë një sulmues

Barcelona do të përpiqet të gjejë një sulmues në ditën e fundit të merkatos së futbollistëve dhe siç zbulohet nga RAC1, klubi katalan ka kontaktuar Atléticon e Madridit për huazimin e portugezit Joao Félix. “Los Colchoneros” tashmë e kanë në tryezë propozimin e “blaugranave” dhe drejtuesit e Barcelonës presin një përgjigje në orën në vijim.

Pasi kreu dy shitje në ditët e fundit, atë të Emersonit te Tottenhami dhe Ilaix te Leipzigu, Barça nuk përjashton mundësinë që të nënshkruajë me një sulmues për të kompletuar repartin e avancuar (nuk është zëvendësuar Messi). Kërkesa e Koemanit, në parim, ishte gjetja e një numri 9 dhe emri i Joao Félix nuk figuronte në listë.

Përfaqësuesi i portugezit është Jorge Mendes, një menaxher shumë i njohur, që mban marrëdhënie të shkëlqyera me Laportën dhe drejtuesit e tjerë të klubit të Barçës.

Lojtari i Atléticos po kalon një periudhë riaftësimi për shkak të operacionit që iu nënshtrua në korrik për problemet e kyçit të këmbës dhe për këtë arsye ende nuk e ka bërë debutimin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat