Lewandowski me shokë do të mund të mbështeten edhe në euforinë e publikut vendas

Futboll

Lewandowski me shokë do të mund të mbështeten edhe në euforinë e publikut vendas

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:34
Lewandowski me shokë do të mund të mbështeten edhe në euforinë e publikut vendas

Gati për t’u rinisur, për një fillim të ri. Kombëtarja kuqezi para momentit vendimtar të kësaj fushate eleminatore në Kupën e Botës.

Një tur ndeshjesh me Poloninë, Hungarinë dhe San Marinon, që do të vendosë shumë mbi shanset e kuqezinjve për pozicionimin final në Grupin 1.

Polonia dhe Hungaria mund të konsiderohen rivalët e vërtetë me Anglinë finaliste të Europianit të projektuar për vendin e parë. Nis këtë të enjte, me ndoshta sfidën më vështirë. Me Poloninë, dy pikë më pak se dhe një vend më poshtë se ne në renditje, (çka do të thotë se edhe një ruajtje e status kuosë me një barazim do të na bënte punë), luhet në transfertë dhe në Varshavë Lewandowski me shokë do të mund të mbështeten edhe në euforinë e publikut vendas, shkruan Supersporti.

Një provë nervash dhe karakteri për skuadrën e Edi Reja-s, aspekti pozitiv është se shumë nga kuqezinjtë vijnë në formë në këtë fillim sezoni, me një grup tashmë të kolauduar, dhe shumë besim për të luajtur çdo shans përballë çdo kundërshtari.

Polonia nuk mund të jetë një i lehtë, pjesëmarrëse në Europianin e verës që lamë pas, skuadra e Paulo Sousa, nuk bëri më shumë se dy humbje dhe një barazim, por ndali Spanjën, dhe ndaj Suedisë humbën vetëm në minutën e 94-t, pasi Leva kishte marrë gjithë skuadrën për dore me dygolëshin e tij.

Bëhet fjalë për një sulmues të klasit botëror, do të jetë një provë e fortë për një mbrojtje kuqezi ku të gjithë elementët po bëjnë mirë, me Kumbullën, Gjimshitin, Ismajlin e Hysajn që kanë fituar shumë personalitet në Itali, duke i dhënë siguri repartit.

Do të duhen golat. Në miqësoret e qershorit, ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, Shqipëria shënoi vetëm një, por tani gjërat janë ndryshe, bëhet fjalë për ndeshje zyrtare, Cikalleshi vjen plot besim, Manaj pasi ka zhvilluar gjithë përgatitjet e verës me skuadrën e parë të Barcelonës, Broja gjithmonë në rritje, Uzunin në top formë, ndërsa për Muçin që militon te Legia, pikërisht në kampionatin polak, qoftë dhe disa minuta do të ishin debutimi ideal. Mbi të gjitha, sidomos për një skuadër si Shqipëria, vendos fryma e grupit, në përgatitje duket e shkëlqyer, në fushë do të duhet të na e tregojnë, natyrisht, duke hyrë aty me shumë besim!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat