Tre të përjashtuar nga lista e UEFA-s

Futboll

Tre të përjashtuar nga lista e UEFA-s

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:11
Tre të përjashtuar nga lista e UEFA-s

Erdhi koha e listës së Champions-it për Milanin. Deri në mesnatën e sotme, klubi kuqezi do të duhet t’i komunikojë zyrtarisht UEFA-s listën e lojtarëve, me të cilët do të luajë në fazën e grupeve, pas shtatë vitesh mungesë të gjatë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental.

Krahasuar me 28 lojtarët që aktualisht janë pjesë e ekipit të parë, jashtë listës europiane të Stefano Piolit mbesin tre: Samu Castillejo, Andrea Conti dhe Pietro Pellegri. Fakti që Kessie është një nga 8 lojtarët “e rritur në vend”, diçka e kërkuar nga rregullat (në mënyrë që të mos humbasë asnjë nga 25 vendet në listën A) e vendos Kalulu në pjesën e sigurt.

Përndryshe do të kishte qenë në rrezik serioz, me Maldini dhe Plizzari, të cilët teorikisht do të kishin kushtet për t’u përfshirë në listën B, atë shtesë, të pakufizuar dhe për t’u komunikuar para çdo ndeshjeje. Ato nuk “kursejnë” dy vende në listën A, sepse nuk mund të zëvendësohen me lojtarë të tjerë të rritur dhe nga academia kuqezi. Pioli bëri këto zgjedhje, me listën që do të federohet në UEFA për Ligën e Kampionëve si më poshtë:

Portierë: Maignan, Tatarusanu, Plizzari.

Mbrojtës: Calabria, Ballo-Touré, Romagnoli, Hernandez, Kalulu, Tomori, Kjaer, Florenzi, Gabbia;

Mesfushorë: Bennacer, Tonali, Diaz, Krunic, Bakayoko, Saelemaekers, Kessie, Messias.

Sulmues: Giroud, Ibrahimovic, Rebic, Leao, Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat