Di Maria: Ronaldo ka pirë birrë në shtëpinë time, Messi...

Futboll

Di Maria: Ronaldo ka pirë birrë në shtëpinë time, Messi...

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:07
Di Maria: Ronaldo ka pirë birrë në shtëpinë time, Messi...

“Cristiano Ronaldo? Ai është një fenomen. Ajo që bën në fushë është e qartë, por jashtë fushës është edhe më shumë.

Në ditëlindjen time të parë te Real Madridi kishin ardhur disa miq. Nga ekipi kisha ftuar Marcelo dhe Pepe, i cili gjithmonë dilte me Cristianon, ndaj e ftova dhe atë. Mendova se ai nuk po vinte, por më dërgoi një mesazh dhe më tha se do të vinte.

Ai u ul jashtë me miqtë e mi duke pirë birra. Krejt i qetë si njeri, mbeta shumë i befasuar.

Në fushë gjithmonë fitonte, duke menduar se ishte e gjitha meritë e tij, por jashtë fushës është një lloj tjetër personi”. Angel Di Maria, anësori argjentinas i PSG dhe ish-shoku i skuadrës së kampionit portugez te “Los Blancos” zbulon një anekdotë të bukur për mikrofonat e “TyC Sport”.

Di Maria për Messi
“Është krenari të kesh luajtur me kaq shumë kampionë, por më ka munguar qershia mbi tortë: të luaja me Messin në një klub. Kam pasur disa shanse të shkoj te Barça… Për mua ai është “Nano”, i kam thënë gjithmonë “Fideo”, si “Xhuxhi”. Ka qenë kështu për një kohë të gjatë dhe do të qëndrojë ashtu. Atij i pëlqen të trajtohet si çdo njeri tjetër dhe unë veproj kështu.

Nëse e trajtoni atë për çfarë është, sidomos një i huaj, e fut atë në siklete që nuk i pëlqejnë. Vjen nga një botë tjetër, është realitet, por në fund për mua është Leo, “Xhuxhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat