Haaland: I theva gishtin Van Dijk

Futboll

Haaland: I theva gishtin Van Dijk

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:32
Haaland: I theva gishtin Van Dijk

Ndeshja mes Norvegjisë dhe Holandës mbrëmë ka dhuruar një duel shumë interesant në fushën e lojës, pasi përballë njëri-tjetrit janë vënë Erling Haland dhe Virgil Van Dajk. Sulmuesi vlerësohet si një nga më të mirët në qarkullim, ndërsa mbrojtësi në vitin e artë të Liverpulit shihej si më i miri në botë.

Një përplasje që dhuroi shkëndija dhe përfundoi… me një gisht të thyer. Van Dajk u shafq në pjesën e dytë me një fasho në gisht dhe Haland ka treguar pas sfidës se kishte qenë ai shkaktari. “U përplasëm dhe më duket se i zura keq gishtin.

Ai erdhi dhe më tha “Ta marrë dreqi, më duket se më ke thyer gishtin”. Ishte mirë, nuk e di realisht se si ndodhi”, shpjegoi Haland.

Sulmuesi norvegjez e fitoi duelin e tij personal në këtë sfidë me mbrojtësin, pasi në pesën e parë të sfidës ia doli që t’i shpëtonte mbulimit të Van Dajk dhe të shënonte në portën e Holandës në duelin që u mbyll me barazimin 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat