Selektori i Kosovës: Ishte një fitore e merituar

Futboll

Selektori i Kosovës: Ishte një fitore e merituar

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:16
Selektori i Kosovës: Ishte një fitore e merituar

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë në një intervistë për SuperSport se Kosova ka arritur një fitore kolektive shumë të rëndësishme

Zvicerani ka thënë se qysh në fillim skuadra pati posedimin e topit dhe krijonte mundësi për të shënuar gol.

“E filluam shumë mirë ndeshjen, kishim shumë shanse dhe e patëm epërsinë me plot meritë”, tha ai.

Challandes ka thënë se ata mundën që ta përfundojnë këtë ndeshje edhe më herët por që nuk e arritën këtë për shkak se humbën shanse të mira për gol.

“Konsideroj se ishte një fitore e merituar! Luftuam bashkë. Kjo fitore është një fitore e skuadrës. Për mua ishte shumë më rëndësi që të japin një fitore kolektive. Është një hap i parë i mirë”, tha Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat