Rrahmani tregon se çfarë rëndësie kishte Dresheviq në fitoren e Kosovës

Futboll

Rrahmani tregon se çfarë rëndësie kishte Dresheviq në fitoren e Kosovës

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:37
Rrahmani tregon se çfarë rëndësie kishte Dresheviq në fitoren e Kosovës

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur për media pas përfundimit të takimit me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2022.

Kosova fitoi 1-0 falë një paraqitje shumë solide të lojtarëve në të gjitha repartet. Rrahmani tregoi se ekipi luajti bashkë dhe kjo ishte e rëndësishme.

“Është gjithmonë mirë që ekipi të luan bashkë. Të mbrohemi bashkë dhe me kundërsulme shumë shpesh kemi dalë përpara. Lojë pozitive. Normalisht që gjithmonë ka vend për përmirësime dhe shpresojmë në rezultate tjera pozitive”, tha ai.

Ai tregoi edhe për rëndësinë e Dresheviq në formacion, ku ai luajti jashtë pozite sot si mesfushor defansiv e jo në pozitën e qendërmbrojtësit ku luan zakonisht.

“Dresevici ka qenë stabil. Na ka ndihmuar shumë dhe gjithmonë është aty. E dimë që gjithmonë është aty pasi Berisha, Valoni dhe të tjetër janë më ofansiv. E dimë se ai është aty dhe na ndihmon. E dijmë se kur sulmojmë që ai është prapa”, shtoi ai.

Rrahmani foli edhe për gjasat e Kosovës në këto kualifikime.

“Normalisht Kosova e di që është një përfaqësuese e vogël dhe gjithmonë janë lojtarët në ardhje pasi që gjithmonë mundohemi të tregohemi. Japim maksimumin pasi e dimë se po mbajmë fanellën e përfaqësueses tonë.

Ka me qenë fitorja e parë historike dhe do të ishim krenar. Kualifikueset e para në botëror kemi qenë ekip mjaft i ri dhe kemi pasur probleme.

Shpresojmë që tani të kalojmë më mirë.  Nëse e keni parë, pjesa e parë kemi shkuar shumë lart. Nuk ka qenë taktika e trajnerit që të kthehemi prapa.

Pas rezultatit 1-0 normalisht që ekipa tërhiqet. Prej majit nuk kemi luajtur bashkë. Jam i pari që nuk kam luajtur me ekipin tim asnjë minute. Nuk kemi qenë të përgatitur të bëjmë lojën që dimë. Kemi disa ide të reja dhe po i provojmë.”, përfundoi ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat