I biri mori “10” që mbante Messi, babai i Ansu Fati “boshatis” dyqanin e Barçës

Futboll

I biri mori “10” që mbante Messi, babai i Ansu Fati “boshatis” dyqanin e Barçës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 09:05
Ansu Fati

Kamerat e “Deportes Cuatro” shoqëruan Bori Fati, babain e Ansu Fati, teksa bleu fanellën e re të Barcelonës me numrin 10, që i biri e trashëgoi nga Leo Messi. Ai bleu 8 fanella për të gjithë familjen. Pra, në total shpenzoi më shumë se 800 euro në dyqanin e Barcelonës.

Pas largimit të Messit te PSG, klubi katalanas vendosi t’ia japë Ansu Fati numrin 10. Lojtari i ri premtues do të mbajë në sezonin e ri fanellën me peshën më të madhe të ekipit katalanas. Babai i futbollistit nuk mund të mos emocionohej kur pa fanellat e reja të djalit të tij në dyqanin e “Camp Nou”.

"Uffff, është mbresëlënëse. Askush nuk mund ta imagjinonte këtë. Është diçka e çmendur, – tha Bori Fati, pasi pa fanellën e djalit të tij me numrin 10, për herë të parë në dyqanin e Barcelonës. – Ne kemi kaluar një kohë shumë të keqe. Unë kam qarë shumë, shumë herë, edhe Ansu. Ai është shumë i fortë, kanë qenë nëntë muaj tejet të vështirë pas dëmtimit".

Babai i futbollistit spanjoll, me të cilin Joan Laporta dëshiron të rinovojë sa më shpejt të jetë e mundur, i pagoi të gjitha fanellat nga xhepi i tij, përveç se përshëndeti anëtarët e stafit të dyqanit një nga një.

"Unë nuk ia uroj askujt atë që kemi përjetuar. As armikut tim më të keq. Sidoqoftë, jeta vazhdon. Kam kaluar shumë netë pa gjumë, megjithatë e kemi ndjerë dashurinë e Barcelonës. Ansu ka një mentalitet fitues. Shpresoj që të kthehet më i fortë.

Image

 

Ai është vetëm 18 vjeç, jemi shumë të lumtur me çfarë ka arritur. Nuk kam fjalë për ta përshkruar se çfarë do të thotë që Ansu trashëgon “10” nga Leo Messi. Nuk kam fjalë, është një moment emocioni që duhet ruajtur përgjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat