Mustafi bashkohet me Bardhin te Levante

Futboll

Mustafi bashkohet me Bardhin te Levante

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 11:23
Mustafi bashkohet me Bardhin te Levante

Shkodran Mustafi do vazhdojë karrierën e tij në Spanjë , te skuadra e Levantes, ku do ti bashkohet Enis Bardhit.

Vet skuadra spanjolle ka publikuar lajmin për afrimin e mbrojtësit shqiptarë.

Futbollisti ka firmosur kontratën dy-vjeçare me ekipin spanjoll të vlefshme deri në qershor të vitit 2023 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mustafi së fundmi ishte pjesë e Shalkes, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve si Everton, Arsenal, Sampdoria dhe Valencia. Mbrojtësi, tashmë ka përfunduar testet mjekësore dhe sot do ti bashkohet ekipit në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat