Nikaj për Vushtrrinë: Synojmë që 100 vjetori i klubit të na gjejë në Superligë

Futboll

Nikaj për Vushtrrinë: Synojmë që 100 vjetori i klubit të na gjejë në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:02
Nikaj për Vushtrrinë: Synojmë që 100 vjetori i klubit të na gjejë në Superligë

Samuel Nikaj, trajner nga Shqipëria, por me klubet e Kosovës si gjithmonë ka suksese. 

Nikaj është specialist për të përgatitur ekipin ashtu si duhet dhe rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës, këtë e ka dëshmuar disa herë qoftë me Flamurtarin qoftë me Vushtrrinë.

Ai ka një mision të vështirë me Vushtrrinë por beson e shpreson se do të arrijë qëllimin e tij që ka në ndërdije.  

Nikajn e gëzon edhe fitorja në hapje të edicionit të ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, me rezultat 1:0 ndaj Vitisë.  

Si e sheh Vushtrrinë në edicionin e ri, a mendoni se do të luftoni për kreun e tabelës, çfarë i duhet më shumë?

 “Jam kthye në Vushtrri me mendimin që do të garojmë në ligën e dytë, ishte një zgjedhje që kishte kosto profesionale por zgjodha me zemër një ekip që me ka dhënë shumë kënaqësi. 

Ama zemra e mirë dhe me ndihmën e Zotit dhe punën e kryesisë, ekipi u fuzionua me Dardanën dhe po garojmë në ligën e parë, edhe pse na gjeti pak të papërgatitur pasi afati transferimeve ishte në përfundim në për vet emrin dhe historinë që ka ekipi, do të mundohemi të jemi në tre vendet e para deri në janar.

Pastaj me 3 ose 4 përforcime të synojmë që 100 vjetori i klubit të na gjejë në Superligë”, thotë Nikaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat