Kosova e zhvillon sot stërvitjen finale

Futboll

Kosova e zhvillon sot stërvitjen finale

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:07
Kosova e zhvillon sot stërvitjen finale

Kosova duket më e motivuar se kurrë. Dardanët pas fitores në Gjeorgji, sot zhvillojnë stërvitjen e fundit para duelit të nesërme që e luajnë me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes do të zbres në fushë nga ora 19:30 për t’i nisur stërvitjet, ndërsa gjysmë ore më herët tekniku zviceran do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të flas për pritshmëritë e kësaj ndeshjeje.

Të kujtojmë se po të njëjtën dite edhe ekipi kombëtar grek do ta zhvillojë një stërvitje në stadiumi “Fadil Vokrri.

Ndeshja Kosovë – Greqi luhet nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat