Aurier i hapur për një transferim te Arsenali

Futboll

Aurier i hapur për një transferim te Arsenali

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:22
Aurier i hapur për një transferim te Arsenali

“Sky Sports” ka raportuar se Serge Aurier i është ofruar klubit të Arsenalit.

Aurier është lojtar i lirë që nga 31 gushti, pas shkëputjes së kontratës me Tottenham Hotspur.

Pavarësisht se “Topçinjtë” kanë një numër të konsiderueshëm të futbollistëve që mund të luajnë si mbrojtës të djathtë, Mikel Arteta thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e 28-vjeçarit.

Në anën tjetër edhe reprezentuesi i Bregut të Fildishtë thuhet se është i hapur për një transferim në “Emirates”.

Para transferimit te Tottenhami në vitin 2017, Serge Aurier luajti te Paris Saint-Germaini, Toulouse dhe Lensi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat