Franca sfidohet nga Ukraina

Futboll

Franca sfidohet nga Ukraina

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:57
Franca sfidohet nga Ukraina

Botëror ‘Katar 2022” do të përballen sot në qytetin ukrainas Kiev, ku Ukraina e pret Francën në stadiumin “NSK Olimpiyskiy”.

Në xhiron e fundit, respektivisht të katërtën me radhë, Ukraina barazoi kundër Kazakistanit me rezultat 2:2, kurse Franca arriti të arkëtojë vetëm një pikë në ndeshjen kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Të dy kombëtaret në gjashtë ndeshjet e fundit kanë kaluar nëpër një formë të luhatshme, ku Franca ka regjistruar dy fitore, tre barazime dhe një humbje, krahas dy fitoreve, një barazimi dhe tre humbjeve të Ukrainës.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, tek Ukraina nuk do të paraqiten Oleksandr Zinchenko, Andriy Lunin, Heorhiy Buschcan dhe Anatoliy Trubin, kurse Franca nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësve Benjamin Pavard dhe Jules Kounde.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Ukraina (3-4-2-1): Pyatov; Mykolenko, Matvienko, Zabarnyi; Karavaev, Shaparenko, Sydorchuk, Sobol; Yarmolenko, Malinovskiy; Yaremchuk

Franca (4-2-3-1): Lloris; Dubois, Varane, Kimpembe, Digne; Pogba, Rabiot; Coman, Griezmann, Lemar; Benzema

Grupi D

20:45 Ukraina – Franca (Stadiumi NSK Olimpiyskiy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat