Cristiano Ronaldo nis karantinën në Angli, ka rrëfyer objektivin me Man. United

Futboll

Cristiano Ronaldo nis karantinën në Angli, ka rrëfyer objektivin me Man. United

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:21
Cristiano Ronaldos

Dita e debutimit të Cristiano Ronaldos te Man. United po afron. Sulmuesi portugez i cili ka mbyllur para kohe grumbullimin me Portugalinë për çështje skualifikimi, ka mbërritur në Angli ku sipas rregullave, ka nisur karantinimin 5-ditor.

Kufizimet e vendosura nga autoritetet për çdo hyrje në Angli nuk mund të tolerojnë as 36-vjeçarin i cili ditët e fundit të merkatos bëri rikthimin sensacional pas 12 muajsh te Man. United.

Gjithsesi, “The Sun” ka kuptuar përmes burimeve nga klubi se Cristiano Ronaldo ka komunikuar me shokët e rinj të skuadër për t’ua bërë të qartë se dëshiron të rikthejë titullin kampion te “djajtë e kuq” që mungon që nga viti i largët 2013.

“Do të shkruajmë historinë sërish dhe do të fitojmë titullin në Premier League”, është biseda që ka bërë portugezi me bashkëkombasin e tij Bruno Fernandes të cilit i ka thënë të informojë skuadrën se këtë sezon do të shkojnë te trofeu i madh.

Gjithashtu sipas burimeve të klubit, skuadra është shumë e motivuar dhe e ekzaltuar për rikthimin e Ronaldos  bashkë me stafin teknik dhe të gjithë bashkë mendojnë se ky sezon do të jetë historik për Man. United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat