Pogba ka më shumë asiste në tre ndeshje, sesa Jorginho në 99 paraqitje

Futboll

Pogba ka më shumë asiste në tre ndeshje, sesa Jorginho në 99 paraqitje

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 17:57
Pogba dhe Jorginho

Jorginho ka pasur një sezon fantastik si në nivel klubi ashtu edhe kombëtaresh.

Mesfushori italian fitoi me klubin e Chelseas, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, gjersa me Kombëtaren Italiane triumfoi në finalen e “Euro 20” ndaj Anglisë nëpërmjet penalltive.

Pas këtyre sukseseve kolektive, Jorginho pak ditë më parë u shpall lojtari më i mirë i sezonit nga UEFA, duke mposhtur në garë bashkëlojtarin e tij tek Chelsea, N’Golo Kante si dhe mesfushorin tjetër belg, Kevin De Bruyne.

Pavarësisht këtyre sukseseve, Jorginho nuk veçohet edhe aq shumë për statistika impresive individuale, për gola apo asistime, ndoshta për faktin se pozicioni i tij është më i tërhequr, duke luajtur si një mesfushor që nuk e ka lirinë aq të madhe të avancoj përpara.

Italiani në 99 paraqitje në total me Chelsean në Premier Ligë ka vetëm tre asistime, duke i shtuar edhe 13 gola.

Nëse përdorim një shkallë krahasuese mes dy mesfushorëve, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka regjistruar pesë asistime vetëm këtë sezon të ri me klubin në Premier Ligë, në tre paraqitje.

Ndonëse pozicioni i Pogbas është më ofanziv i cili ka lirinë më të madhe për të avancuar më përpara, kjo sërish është një gjë fantastike nga francezi, i cili pesë asistime i kishte regjistuar vetëm pas dy paraqitjeve të para të këtij edicioni të ri, duke u bërë lojtari i parë në histori të kompeticionit që e bën këtë gjë pas dy paraqitjeve.

Mesfushori francez i djajve në 140 paraqitje në total në Premier Ligë me United, ka regjistruar 34 asistime dhe 28 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat