Jorginho: Askush nuk më donte as atje

Futboll

Jorginho: Askush nuk më donte as atje

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 18:54
Jorginho: Askush nuk më donte as atje

Në një letër të shkruar për ‘The Players’ Tribune ‘, Jorginho tregoi periudhën në të cilën ai u kritikua shpesh në Itali.

Sot, me një një Champions, një Evropian, një Super Kupë e kështu me radhë ai mori hakun e tij: “Të gjithë i mbajmë mend ato që thanë, apo jo?! Isha shumë i ngadaltë. Isha shumë i brishtë. Isha djali i Sarrit! Kjo me zemëroi shumë.

Ata më nënvlerësuan. Kam pasur një fillim të vrazhdë në çdo klub ku kam qenë. Çdo klub!

Kur mbërrita në Verona, askush nuk më donte. Ata më dërguan me hua në Lega Pro. Askush nuk më donte as atje. Por unë vazhdova të punoj dhe fitova respekt. U ktheva në Verona dhe u promovuam në Serie A.

Unë gjithashtu kisha një vit të vështirë në Napoli, por më pas erdhi Sarri dhe gjithçka ndryshoi. Kam përdorur kritikën si benzinë. Mendova, këta njerëz do të pendohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat