Rossi: E njoh Shqipërinë

Futboll

Rossi: E njoh Shqipërinë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:12
Rossi: E njoh Shqipërinë

Në Shqipëri-Hungari do të ketë edhe një miniderbi italian në pankinë, pasi të dy trajnerët, Edi Reja dhe Marco Rossi janë italianë, por sonte do të jenë kundërshtarë dhe do të kërkojnë më të mirën për skuadrat përkatëse.

Tekniku 57-vjeçar i Hungarisë doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht kuqezinjtë, por deklaroi se skuadra e tij do të kërkojë të marrë tre pikët në këtë transfertë.

“Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo para tri ditëve me Anglinë, pasi pësuam humbje ndaj një prej ekipeve më të mira në botë, por nuk më pëlqen të ankohem. Edhe Shqipëria vjen pas humbjes në Poloni, por rezultati nuk është pasqyrë e lojës.

Shqipëria ishte e pafat dhe pastaj ndeshja u vendos nga një si Lewandowski, që ishte personazhi kryesor i mbrëmjes. Që kur u hodh shorti, e dinim që me Shqipërinë na prisnin ndeshje të vështira dhe e tillë do të jetë sonte në “Elbasan Arena”.

Pres një sfidë të ekuilibruar, por në fund dua që të largohemi me tre pikë. Edi Rejën e njoh dhe është një mik i mirë i imi. Edhe skuadrën shqiptare e njoh dhe e respektoj, por sonte duam të fitojmë”, deklaroi Ross.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat