Pamje e bukur e stadiumit “Zahir Pajaziti"

Futboll

Pamje e bukur e stadiumit “Zahir Pajaziti"

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:04
Pamje e bukur e stadiumit “Zahir Pajaziti

Projekti për mbjelljen e barit natyral në fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti” të Llapit, tashmë është afër përfundimit.

Gjatë ditës së shtune ka përfunduar edhe faza finale e projektit, ku është bërë mbjellja e barit.

Ky projekt kishte filluar muaj më parë dhe në të është punuar me vullet maksimal nga klubi i Llapit, në mënyrë që fusha të jetë e gatshme sa më shpejtë.

Në faqen zyrtare të bardhekaltërve është publikuar një video e bukur gjatë mbjelljes së barit.

Kujtojmë se skuadra e Batatinës në këtë fillim të edicionit të ri të Superligës, ndeshjet si vendas po i zhvillon në stadiumin e Merdares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat