Qëndroi 39 vjet në koma për faj të mjekëve, vdes ish-mbrojtësi i Francës

Futboll

Qëndroi 39 vjet në koma për faj të mjekëve, vdes ish-mbrojtësi i Francës

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 14:19
Jean-Pierre Adams

Ish-mbrojtësi francez Jean-Pierre Adams ka vdekur në moshën 73-vjeçare, pothuajse 40 vjet pasi ra në koma si pasojë e një gabimi mjekësor.

Në 1982, Adams  ra në koma pasi iu dha një dozë pothuajse fatale e anestezisë para një operacioni rutinë të gjurit, i cili shkaktoi dëmtim të trurit.

Gabimi i mjekëve e la atë 39 vite në koma. Pas një sërë betejash ligjore, një gjykatë në Lion vendosi që mjekët ishin fajtorë për dëmtim pa dashje.

Bashkëshortja e tij, Bernadette kishte hedhur gjithmonë poshtë mundësinë e eutanazisë.

Adams ka luajtur për Paris SG, Nimes dhe Nice.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat