Martinez drejtë kalimit te gjiganti spanjoll

Futboll

Martinez drejtë kalimit te gjiganti spanjoll

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 20:27
Emiliano Martinez dhe Neymar

Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez është i lidhur me largimin nga klubi.

Argjentinasi është pjesë e Villas që nga viti i kaluar, kur iu bashkua nga Arsenal, derisa ka impresionuar në disa paraqitje.

Sipas La Razon, Atletico është duke e shikuar Martinez, si pasuesi adekuat i Jan Oblak.

Oblak çuditërisht mund të shitet së shpejti, ngase Atletico ka probleme nga ana financiare, derisa paga e sllovenit është e lartë.

“Los Rijoblancos” duhet të paguajnë paga të larta javore sidomos pasi rikthyen Antoine Griezmann, pavarësisht largimit të Saul Niguez huazim te Chelsea.

Në rast që Oblak largohet nga Atletico, Martinez shihet si ‘shënjestra’ kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat